23 Prill 2024

Japoni, bie me 5 përqind papunësia

Tokio, 30 tetor - Papunësia në Japoni ka rënë në 5% në muajin shtator, nga 5.1% që ka qenë një muaj më parë, falë rezistencës së sektorit shëndetësor, atij të punimeve me dorë dhe mirëqënies.

Numri i të papunëve ka qenë 3.4 milionë, 230 mijë më pak në bazë vjetore. Ndërsa të punësuarit në sektorin e punimeve me dorë janë ngjitur në 50 mijë, duke shënuar edhe ngritjen e parë pas dy vjetësh.

Përsa i përket sektorit mjekësor dhe mirëqënies, ekspansioni në total është 420 mijë njësi, duke prekur kuotën 6.68 milionë.

Ndërsa të punësuarit janë 63.09 milionë. Por përveç këtyre të dhënave pozitive, është prodhimi industrial, i cili për shtatorin ka shënuar një ngadalësim më të madh se parashikimet, duke rënë me 1.9%.

Fenomeni në fjalë, sqarojnë autoritetet lokale, vjen në veçanti si pasojë e rënies së kërkesës së jashtme dhe asaj të brendshme për sektorin e makinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)