28 Mars 2024

Italia do ta ndihmoj Kosovën në disa fusha

Prishtinë, 3 mars –Italia do ta ndihmojë Kosovën për zhvillimin e disa fushave. Një përkrahje e veçantë do të jetë në fushën e edukimit. Por, do të ketë përkrahje edhe për sektorë tjerë, për shembull në bujqësi. Kështu u tha sot në Prishtinë, një konferencë dy ditore, e cila po trajton partneritetin shumëdimensional për një zhvillim të përbashkët në mes Italisë e Kosovës.


Ekspertë vendorë dhe ekspertë italianë janë mbledhur në një konferencë të përbashkët në Prishtinë, ku po trajtojnë format dhe mundësitë për gjetjen e modaliteteve për të zhvilluar disa projekte të përbashkëta. Kosova do të përfitojë ndihmë nga Italia për zhvillimin e disa fushave, ndërsa përkrahje e veçantë do të ketë fusha e edukimit. Rektori i UP-së Mujë Rugova tha se do të jenë të hapur për zhvillimin e arsimit në Kosovë.


“Ambasadori i Italisë në Kosovë, Mikele Gifoni e cilësoi këtë konferencë si një kornizë shkencore, me qëllim të shkëmbimit të vlerave të përbashkëta, në mes dy popujve.


“Konferenca e parë në Romë dhe e dyta në Prishtinë, jep shenjë të reciprocitetit në mes dy vendeve. Në këtë konferencë përfshihen, bujqësia, makroekonomia, arsimi dhe të gjitha këto janë fusha të bashkëpunimit që populli italian dëshiron t’i ndaj me popullin e Kosovës”, tha Gifoni.
Një përkrahje e rëndësishme do të jetë edhe për fushën e bujqësisë. Përfaqësuesi i ministrisë së bujqësisë së Kosovës, Xhevat Lushi tha se zhvillimi i bujqësisë së Kosovës ka rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.


Konferenca “Për një zhvillim në partneritet Itali-Kosovë” është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe disa organizata joqeveritare. Ekspertë italianë e shohin Kosovën si vend potencial për investime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)