24 Prill 2024

Institucionet vendore betohen në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Prishtinë, 31 maj - Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media, pas takimit që pati me kryeprokurorin e Shtetit, Ismet Kabashi dhe me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi është shprehur i bindur se do ta fitoj edhe betejën në luftën kundër kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negativedo ta fitoj, me vendosmërinë, guximin, këmbëngulësinë dhe sundimin e ligjit.

"Institucionet e Kosovës po përballen sot dhe do të përballen edhe në të ardhmen me fenomenet në të cilat ne duhet të marrim rolin udhëheqës që edhe na takon. Vlerësoj se është kruciale në suksesin e institucioneve, në progresin, në fushën e rendit e ligjit, ndërtimit të demokracisë, të perspektivës euroatlantike të vendit tonë, që të punojnë ngushtë të gjitha institucionet dhe të kenë përkrahjen e plotë nga mekanizmat më të lartë të shtetit të Kosovës" ka theksuar ai.

Institucionet e Kosovës sipas tij do ta udhëheqin edhe luftën apo betejën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative. Thaçi ka pohuar se edhe bashkëpunimi me EULEX-in dhe mekanizmat tjerë do të jetë i ngushtë dhe mbështetës për  suksesin e Kosovës.

Thaçi me tutje ka theksuar se: "Jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë, me vendosmërinë, guximin, këmbëngulësinë dhe sundimin e ligjit. Unë do të vazhdoj të jem udhëheqës i kësaj beteje me mbështetje të plotë nga të gjitha institucionet kosovare, të rendit dhe ligjit dhe përgjegjës i bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha autoritetet ndërkombëtare".

Në deklaratën e tij, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi ka thënë së është arritur konsensusi i përgjithshëm që prokuroria duhet t’i kryejë detyrat e veta kushtetuese, duke pasur parasysh se vlerësojmë që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy pengesat kryesore të zhvillimit të Kosovës.

"Me rastin e marrjes së portit të kryeprokurorit, e kam thënë se prioritet themelor do të jetë lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë drejtim kemi zhvilluar dhe arritur një bashkëpunim shumë të mirë me Agjencionin Kosovar kundër Korrupsionit se sa që kemi pasur më parë", ka thënë Kabashi.

Ai ka theksuar se prokurorët e Kosovës kanë kapacitet, guxim dhe vullnet që të merren me lëndët më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)