18 Gusht 2022

Institucionet Mikrofinanciare ende me status të pa zgjedhur

Prishtinë, 20 prill - Përfaqësuesit e Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), në krye me drejtoreshën e këtij asociacioni, Blerta Qerimi,, drejtoreshën e Bordit të AMIK-ut, znj. Ella Beavers dhe Agron Kelmendi, janë pritur sot nga Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri  dhe bashkëpunëtorët e saj kompetentë në këtë fushë.

Temë e këtij takimi, në mes tjerash, ishte edhe mundësia që statusi i këtyre strukturave  të zhvillohet më tutje, në harmoni me rrethanat e reja të krijuara në vendin tonë, pas shpalljes së shtetësisë.

Përfaqësuesit e AMIK-ut, pasi kanë paraqitur shkurtimisht rrjedhën e punës  së tyre që nga themelimi e deri më sot, kanë shtruar nevojën e transformimit të këtyre strukturave mikrofinanciare, në mënyrë që ato të përshtaten me evoluimin e përgjithshëm të vendit pas pavarësisë së vendit.

Ministrja Edita Tahiri ka shprehur falënderimin për kontributin dhe ndihmën në periudhën  e pasluftës, veçmas në vendet rurale, nga këto struktura dhe ka theksuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës dhe ministrisë që ajo drejton për  një zgjidhje adekuate dhe të shpejtë lidhur me rolin dhe statusin e tyre.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)