24 Prill 2024

Institucionet duhet të jenë bartëse të luftës kundër korrupsionit

Prishtinë, 1 qershor - Qeveria e Kosovës ka përsëritur sot se institucionet e Kosovës duhet të jenë bartëse të luftës kundër korrupsionit. Zv kryeministri Hajredin Kuqi bëri të ditur se ende nuk është marrë asnjë vendim për zyrtarët e lartë të cilët po hetohen për korrupsion.

Edhe pse Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do të lirojë nga përgjegjësia zyrtarët e lartë qeveritarë, të cilët do të hetohen për korrupsion, zv.kryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi se institucionet vendore do të jetë bartëse të procesit të hetimeve dhe se të gjitha veprimet juridike do të jenë në përputhje me veprimet politike.

“Kryeministri ka thënë shumë të qartë, atë që i jep kompetencë edhe Kushtetuta edhe ligji. Kryeministri, Qeveria e Kosovës, institucionet e rendit dhe të drejtësisë duhet të jenë bartëse të procesit. EULEX dhe mekanizmat ndërkombëtarë do të jenë ndihmues, mbikëqyrës dhe këshillues në këtë proces, por gjithsesi do të jenë edhe bashkëpunues. Mendoj se këtu nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë Kuçi.

Duke mos dashur të saktësojë nëse hetimet e iniciuara nga Qeveria për korrupsion do të fillojnë me kabinetin qeveritar, Kuçi ka bërë të ditur se hetimet do të prekin të gjitha sferat e shoqërisë.

“Lufta kundër korrupsionit përfshin të gjitha segmentet e shoqërisë”, tha Kuçi.

Ndërkaq zv kryeministri Kuçi nuk ka dashur që nga foltorja e qeverisë të flasë për fondin e Partisë Demokratike të Kosovës për ministrin Fatmir Limaj. Kuçi rekomandoi që këto pyetje të bëhen në parti:

“Ju po insistoni në një përgjigje që në Qeveri nuk e jap. Në parti kurdo që vini ua jap përgjigjen”, tha Kuçi.

Nga ana tjetër kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e vendit do të jetë bartëse të hetimeve për korrupsion dhe krim të organizuar. Thaçi ka paralajmëruar hetimin e 111 zyrtarëve të ndryshëm të cilët kanë punuar në Qeveritë e kaluara duke mos përjashtuar as zyrtarët aktualë të Qeverisë.

Ndërkohë qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për programin kombëtarë të Shkencës. Kabineti poashtu miratoi propozim vendimin për shpronësimin e tokave publike për ndërtimin e autostradës Vërmicë- Merdare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)