24 Prill 2024

Inspekcioni dhe policia nisin aksion për kontrollimin e lokaleve të Mitrovicës

Mitrovicë, 23 korrik - Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Mitrovicës së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nga sot me aksion të gjerë në lokalet e qytetit.

Pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit, dhe parregullsitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka ftuar në takim përfaqësuesit nga Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë, si dhe zyrtarë komunal nga Drejtoria e Inspekcionit.

Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e një zgjidhje të përbashkët mes institucioneve relevante lidhur me zhurmën që po shkaktohet nga lokalet e natës që ndodhen në përdhese të banesave kolektive, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve, si dhe parregullësitë e tjera në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Pas diskutimeve të shumta nga të pranishmit në takim, është marrë vendim i përbashkët që nga sot në ora 20:00, Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë e Stacionit Jugor në Mitrovicë dhe Njësinë Speciale të Kosovës, të mbajnë aksion të gjerë për kontrollimin e lokaleve, në mënyrë që t’iu përmbahen rregullave në bazë të veprimtarisë për të cilat kanë marrë leje.

Me këtë rast Komuna ka lutur pronarët e bizneseve, qytetarët si dhe konsumatorët të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim me institucionet e lartpërmendura.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se në vazhdimësi është i përkushtuar që t’iu ofroj mundësi bizneseve, mirëpo jo që këto biznese t’i shqetësojnë qytetarët dhe mërgimtarët tanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)