26 Prill 2024

Inflacioni në Serbi do të tejkalojë tetë për qind

Beograd, 20 tetor - Guvernatori i Bankës Popullore të Serbisë (BPS), Dejan Shoshkiq parashikon se inflacioni në shtet deri në fund të vitit megjithatë do të tejkalojë tetëpërqindshin e projektuar.

“Rritja e çmimit të produkteve ushqimore më së shumti ndikon mbi inflacionin dhe i njëjti do të bartet edhe në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Shoshkiq.

Ai pret që inflacioni të fillojë të stabilizohet madje nga mesi i vitit të ardhshëm, kur kjo do të duhej të lëshohet në 4,5 për qind.

Guvernatori serb vlerëson se rritja e BPV-së në vitin 2010 do të arrijë 1,5 për qind, gjatë vitit të ardhshëm do të ngjitet në 3,5 për qind, ndërsa në vitin 2010 ai mund të rritet në pesë për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)