29 Mars 2024

Inflacioni në Greqi arriti 5,6 për qind

Athinë, 8 tetor - Inflacioni në Greqi në shtator është rritur në 5,6 për qind në nivel vjetor, prej 5,5 për qind sa arrinte në gusht, publikoi Enti grek për statistikë.

Sipas burimit të njëjtë, çmimet e të gjitha produkteve në shtator shënojnë ngritje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritje më e madhe e çmimeve është regjistruar te alkooli, cigaret dhe transporti prej 17,7 për qind, që ka të bëjë me rritjen e tatimeve nga Qeveria, në tentim për t’i stabilizuar financat publike.

Qeveria greke paraprakisht parashikonte se inflacioni në shtet në fund të vitit 2010 do të arrijë 4,6 për qind, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të ulet në 2,2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)