24 Prill 2024

Inaugurohet zyra e regjistrimit të popullsisë

Prishtinë, 5 nëntor - Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri  inauguroi Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë, e cila tashmë ka hapur dyert e saj rreth finalizimit të procesit  të Regjistrimit.

Ministrja Tahiri ka përgëzuar konsolidimin e plotë të Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë, si dhe ka përgëzuar UNOPS-in i cili menaxhon me Fondin e Mirëbesimit të projektit të Regjistrimit.

Me këtë rast është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, UNOPS-in, si dhe donatorët potencial për Fondin e Mirëbesimit për Regjistrimin e Popullsisë.

Në këtë takim Ministrja e MAP-it, e cila njëherësh edhe drejton Komitetin Drejtues të Fondit shumë-donatorësh të Mirëbesimit, ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të donatorëve për Kosovën dhe ka shprehur falënderimin e saj në veçanti për Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, që në vazhdimësi ka luajtur e po luan një rol kyç në projektin për Regjistrimin e Popullsisë.

Po ashtu ministrja ka falënderuar dhe donatorët tjerë te cilët tashmë kanë bërë zotimet për fondin e Regjistrimit siç është DFID-ja dhe Qeveria britanike, SIDA dhe Qeveria Suedeze, Swiss Cooperation dhe Qeveria Zvicerane.

Gjithashtu , ministrja Tahiri ka shprehur falënderim dhe për Qeverinë e Danimarkës dhe Qeverinë e Luksemburgut te cilët kanë dhënë sinjale kohë më parë  për zotime nga ana e tyre, lidhur me mjetet që priten të grumbullohen në Fondin e Mirëbesimit nga ana e donatorëve. Gjithashtu, ministrja shprehu falënderim për konsorciumin e ekspertëve nga EUCEP, që po punon bashkë me ESK-në dhe Zyrën e regjistrimit.

“Tashmë kemi marrë vlerësime pozitive për punën e përbashkët, nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Monitorim dhe drejtuesi i saj Peter Everares . Ky vlerësim ka treguar perspektiva të qarta se Regjistrimi do të mbahet nga 1-15 prill 2011” ka thënë me këtë rast ministrja EditaTahiri, dhe ka siguruar donatorët se zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor,  nuk do të pengojnë dinamikat e mbarëvajtjes së procesit të regjistrimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)