26 Prill 2024

Hashim Rexhepi shkarkohet nga pozita e Guvernatorit të BQK-së

Prishtinë, 25 tetor -  Bordi i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e  tridhjetetretë të mbajtur sot,  vendosi që në pajtim me nenin 41. paragrafi 2. nënparagrafi 2.2.  të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, t’i rekomandoj Kuvendit të Republikës së Kosovës  shkarkimin e Hashim Rexhepit, Guvernator i BQK-së.

Ky vendim ka ardhur pasi që Bordi i Bankës Qendrore doli me përfundim se Guvernatori i Bankës Qendrore ka dështuar në realizimin e detyrave të tij për një periudhë të pandërprerë prej më shumë se tre (3) muajve pa aprovim nga Bordi i Bankës Qendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)