23 Tetor 2021

Guvernatori Mehmeti priti përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Maltës

Prishtinë, 23 shtator - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar anëtarin e Bordit të Bankës Qendrore të Maltës dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Maltës, Frank Bezzina.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e ndërmarra nga BQK, që nga fillimi i pandemisë çka ka ndikuar që ky sektor  të mbetet stabil dhe likuid, si dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me Bankën Qendrore të Maltës dhe me Universitetin e Maltës.

Nga ana tjetër, të pranishmit falënderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shfaqën gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve bankare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)