29 Mars 2024

Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e FMN-së

Prishtinë, 26 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z.Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën z. Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)