29 Mars 2024

Greqi, shtyhet shlyerja e borxheve

Athinë, 30 nëntor - Greqia ka marre frymë e lehtesuar pasi është ndezur drita jeshile nga BE-ja dhe FMN-ja për kohëzgjatjen e shlyerjes së paketës së ndihmes prej 110 miliard euro.

Pasi Eurogrup-it dhe Ecofin kane rene dakord per dhenien e ndihmes ndaj Irlandes me nje afat deri ne vitin 2018, kane deklaruar se do te shqyrtohet menjehere edhe mundesia per ndryshimin e menyres se pageses per Greqine.

Sipas kushteve fillestare Athina duhet te fillonte ne maj te 2013 te shlyente borxhin per nje periudhe dyvjecare, ndersa tani kjo pagese do te filloje te shlyhet ne maj te 2014 dhe do te perfundoje ne vitin 2021.

Burime diplomatike nga Brukseli e konsiderojne kete ngjarje si nje frymemarrje shpetimi per Athinen dhe si nje ngjarje qe do te largoje friken nga tregjet nderkombetare per sa i perket falimentimit te vendit.

Greqia vete kishte kerkuar nje afatzgjatje ne pagese dhe pro kesaj kerkese jane shprehur edhe komisioneri per Ekonomine Oli Rehn si dhe presidenti i BQE-se Zhan Klod Trishe.

Sipas burimeve qeveritare zgjatja e kohes se pagese do te shoqerohet edhe me ngritjen e perqindjes se borxhit nga 5,2% ne 6,05% ,e cila nenkupton se greket vertet qe do te lehtesohen perkohesisht, por do t`u duhet t`u paguajne me shume para kreditoreve te tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)