25 Prill 2024

Gjysmë milionë të papunë në BeH

Sarajevë, 13 gusht - Numri i të papunëve në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) deri në qershor arrin 511.783 persona të papunë, lajmëroi Agjencia boshnjake për punësim.

Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, më shumë se gjysma apo 257.570 janë gra, transmetoi agjencia Fena.

Sipas strukturës, numri më i madh i personave që kërkojnë punë janë punëtorë të kualifikuar 180.000, pas të cilëve vijojnë punëtorët e pakualifikuar (160.000), me përgatitje të mesme profesionale rreth 120.000, përderisa pa punë janë evidentuar 26.803 persona, të cilët kanë përgatitje të lartë arsimore.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për punësim në maj në BeH janë regjistruar 699.808 persona të punësuar, prej të cilëve 281.897 gra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)