25 Prill 2024

Gjetja e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar

Prishtinë,  28 tetor - Në vazhdën e ngjarjeve dhe konferencave me karakter ndërkombëtar, të organizuara në vazhdimësi nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, sot e enjte në këtë universitet ka vazhduar punimet konferenca  treditorë  ndërkombëtare me temën “SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability” ose “Gjeta e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar”.

Edhe në  dita e dytë të  konferencës në fjalë u prezantuan shumë  hulumtime në  katër sesione.

Frederick Kile nga Shtete e Bashkuara te Amerikës, u paraqite me hulumtonin “Etika, struktura dhe teknologjia” , i cili tha  “Gradualisht njerëzit bëhen më pak të vetëdijshëm për teknologji në të cilën ne jemi të nguljuar. Njerëzit janë të inkurajuar për të  blerë sepse nuk mund ta përballojnë një shtëpi pa makinë”, ai më tej ceki gjithmonë  ndryshimet e  paimagjinueshme janë quajtur kriza p.sh e kemi Amazonë  e cila  përjetojnë thatësira. J. Scheffran nga Gjermani u paraqit me hulumtimin “ ndryshimet klimatike dhe stabiliteti në rajonin e Mesdheut “.

”Sistemet e Energjisë”, ishte sesioni i pestë , ku kryesoi P. Marango  nga Shqipëria . Në këtë sesion u paraqitën tre hulumtime si Aida Spahiu nga Shqipëria, me hulumtimin “Ndikimi i globalizimit në ndryshimet teknologjike”.

Po ashtu edhe Th. Koblara, nga Shqipëria u paraqitë më hulumtimin “Përdorimin e programeve labviev në kontroll dhe stimulimi i paneleve diellore alegorik për të prodhuar të energjisë termike dhe elektrike për vendet turistike dhe vendet e zhvillimit”. Po ashtu me një hulumtim  mjaft interesante u paraqitë edhe Mimoz  Dugolli, nga Kosova  me hulumtimin “Identifikimi  i humbjeve komerciale në sistemit të energjisë elektrike në  Kosovë”

Sesionin e gjashtë e kryesoi Lerry Stapleton nga Irlanda. Në këtë sesion pati vetëm një hulumtim. M. Hersh nga Skoc me temën “metodologjike në vdendët multikulturore  dhe njerëzit  me dëmtime të të pamurit”.

Sesioni i shtatë “Menaxhimit dhe Inxhinieria “e kryesoi Presidenti i UBT,  Edmond  Hajrizi.  Peter Kopacek nga Austria dhe Lerry  Stapleton nga  Irlanda, u paraqiten me hulumtimin “ Menaxhimi i inxhinersië”. 

J. Wiilis nga  Austria, u paraqitë me temën “Menaxhimi në  lidhje me ekipe  shpërndarëse” L. Spahiu nga Kosova u paraqite me hulumtimin” Planifikimi strategjik në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorin e turizmit në Kosovë”. A. Celina nga Kosova, me hulumtimin “Roli i menaxhimit, cilësisë totale në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”. B. Beqaj Kosovë, me hulumtimin “Menaxhimi urban”

Sesionin e tetë “Qasjet bashkëpunuese dhe individualiste”, e kryesoi D. Brandt nga Gjermania. D.  Collins dhe L. Stapleton nga Irlanda, me hulumtimin “Manifest për rrjete ne onlline dhe komuniteti”.

Valon Murtezaj nga Kosova por profesor në France dhe në UBT në Prishtinë, ka prezantuar punimin e tij me titull “Si e ka formësuar globalizimi kursin e marrëdhënieve ndërkombëtare - a po afrohemi me teper apo po largohemi”.

Qëllimi i këtij punimi ishte diskutimi i çështjeve që lidhen me globalizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve si dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Me këtë prezantim Profesor Murtezaj solli para pjesëmarrësve pikëpamjet me te reja nga autore eminente botërore lidhur globalizimin dhe efektin e këtij procesi ne marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Konferenca në fjalë është organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në bashkëpunim me  Universiteti e Vjenës dhe Teknologjisë,  Institutin për  Pajisjet dhe Trajtimin e Robotikës (IHRT).  Kjo konferencë është kaptinë e konferencave të Federatës  Ndërkombëtare e Kontrollit Automatik (IFAC)

IFAC është  themeluar në 1956 dhe momentalisht ka 50 shtete antare, dhe antari më i ri i federatës është Kosova, që është anëtarësuar përmes Universitetit  për Biznes dhe Teknologji (UBT).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)