29 Mars 2024

Gjermania thellon bashkëpunimin ekonomike me Rusinë dhe Kinën

Berlin, 12 korrik - Gjermania do të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike me Rusinë dhe Kinën.

Javën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë për në Rusi, ne Kinë dhe Kazakistan. Merkel ka thënë se ky udhëtim është i rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike të Gjermanisë me të tre këto vende.

"Do të udhëtoj javën e ardhshme për konsultimet qeveritare gjermano-ruse. Krahas presidentit Medvedev në këtë takim marrin pjesë edhe shumë ministra nga kabinetet tona qeveritare. Kjo tregon se sa të forta dhe të ngushta janë tani marrëdhëniet tona. Rusia është një furnizues i rëndësishëm i energjisë për Gjermaninë, dhe Gjermania është për Rusinë partneri më i rëndësishëm ekonomik. Presidenti Medvedev dhe unë do të marrim pjesë në takimin e Dialogut të Petersburgut", ka thënë kancelaria gjermane.

Sipas saj, Kina po ashtu është një partner i rëndësishëm ekonomik. Gjermania dhe Kina kanë marrëdhënie të ngushta mes tyre. Merkel do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Wen dhe presidentin Hu.

Më pas ajo do të vazhdojë udhëtimin për në Kazakistan, i cili ka kryesimin e radhës së OSBE-së. Aty kancelarja do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Massimov, si dhe me presidentin Nasarbajev. Si më interesant në këtë udhëtim, kancelarja veçoi takimin që delegacioni gjerman do të zhvillojë me anëtarë të pakicës gjermane në Kazakistan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)