20 Prill 2024

Gjermania pret të ardhura prej 61 miliardë euro

Berlin, 5 nëntor - Federata, landet dhe komunat në Gjermani mund të presin në vitet 2010 dhe 2012 rritjen e të ardhurave me gjithsej 61 miliardë euro.

Këtë e bëri të ditur ministria e financave pas takimit të vjeshtës të grupeve të punës që merren me vlerësimin e taksave.

Sipas prognozave të fundit të bëra në muajin maj, në arkat e federatës janë derdhur 7,4 miliardë euro.

Kancelarja federale Angela Merkel, parashikon që të mos krijohet hapësirë për uljen e taksave megjithë rritjen e dukshme të të ardhurave.

"Detyra e parë" mbetet konsolidimi i buxhetit, tha ajo. Ministri i ekonomisë, Rainer Brüderle nga Partia e Demokratëve të lirë, tha se pa marrë parasysh "prioritetet" e vendosura së bashku me Unionin, ekziston "hapësirë e lirë për uljen e taksave", të cilat mund të bëhen që këtë periudhë legjislative.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)