25 Prill 2024

Gjermania pret shumë punëtorë nga Evropa Lindore

Berlin, 20 nëntor - Zyra Federale e Punësimit në Gjermani pret në të ardhmen çdo vit 100.000 deri 140.000 punëtorë nga Evropa Lindore, të cilët do të kërkojnë punë të përkohshme, apo të përhershme në Gjermani.

Shkak për këtë është lëvizja lirë për punëmarrës nga vendet anëtare të BE-së në Lindje, e cila vlen nga maji i vitit të ardhshëm.

Kjo do ta vonojë uljen e papunësisë në lindje të Gjermanisë, tha Heinrich Alt nga bordi drejtues i Agjencisë.

Veçanërisht në sektorin e të papunëve me kualifikim të ulët, ose pa kualifikim, do të ketë konkurrencë shtesë.

"Për fuqinë punëtore të kualifikuar kjo konkurrencë nuk do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm, tha Alt për revistën "Super Illu".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)