19 Prill 2024

Gjermania parashikon rritje të ekonomisë së vendit

Berlin, 20 gusht - Banka Qendrore e Gjermanisë tha se ekonomia e vendit mund të rritet me 3 për qind këtë vit, megjithë shenjat e ngadalësimit të tregtisë botërore.

Bundes-bank e publikoi sot raportin, ku thuhet se pritet që ekonomia më e madhe e Evropës të përfitojë nga shtimi i investimeve nga kompanitë gjermane dhe shtimi i kërkesës nga konsumatorët gjermanë.

Javën e kaluar, zyrtarët gjermanë thanë se ekonomia e vendit u rrit me 2,2 për qind në periudhën prill-qershor, me ritmin më të shpejtë që nga periudha e ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1991.

Banka Qendrore më parë kishte parashikuar se ekonomia gjermane do të rritej me 1,9 për qind këtë vit.

Vitin e kaluar ekonomia gjermane u tkurr me 4,7 për qind. Po sot, Britania njoftoi se sektori i shitblerjeve u rrit në muajin korrik 1 për qind më tepër se muajin e kaluar.

Një raport tjetër tregon se borxhi mujor i Britanisë ishte 5 miliardë dollarë në korrik, një rënie krahasuar me muajt e mëparshëm, pas shtimit të të ardhurave nga taksat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)