16 Prill 2024

Gjermania paguan borxhet e fundit të luftës

Beograd, 3 tetor - Gjermania paguan sot në ditën e unifikimit këstin e fundit të borxheve financiare nga Lufta e I-rë Botërore.

Me pagimin u shlyen interesa për obligacione shtetërore nga vitet njëzet të shekullit të kaluar. Gjermania i kishte marrë ato për të shlyer pagesat e dëmshpërblimit, që ishin përcaktuar në vitin 1918 në Marrëveshjen e Versajës.

Një marrëveshje e mëvonshme për borxhet në Londër në vitin 1953 parashikonte që pagesat e interesit lindnin vetëm në rast se Gjermania ribashkohej. Deri më 3 tetor 1990 interesat e mbledhura arrinin gati 240 milionë marka.

Pikërisht 20 vjet më vonë dhe 92 vjet pas përfundimit të Luftës së I-rë Botërore borxhet e fundit të Gjermanisë janë paguar tani përfundimisht.

Borxhet e Luftës  së II-të Botërore u paguan që në vitin 1988.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)