19 Prill 2024

Gjermania lokomotiva e ekonomisë evropiane

Berlin, 22 tetor - Qeveria federale gjermane ka rritur parashikimet e saj për rritjen ekonomike për këtë vit në 3,4 për qind. Këtë e bëri të ditur ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Brüderle në Berlin.

"Një rritje të tillë ekonomike kemi pasur vetëm një herë që nga koha e bashkimit të Gjermanisë, në vitin 2006, 3,4%. Gjermania është kështu lokomotiva e koniunkturës evropiane dhe një vend i hovit ekonomik", tha ministri i Ekonomisë.

Deri tani qeveria kishte supozuar se ekonomia për këtë vit  do të kishte një rritje prej 1,4 për qind. Për vitin 2011 ajo pret tani një rritje të produktit të brendshëm bruto  në 1,8 për qind.

Pas impulseve të mëdha nga tregtia e jashtme tani edhe konjukturat e brendshme janë në rrugë të mbarë, tha Brüderle.

 Numri i të papunëve, sipas vlerësimit të qeverisë për këtë vit do të ulet në 3,2 milionë dhe në vitin e ardhshëm në 2,9 milionë të papunë.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)