18 Prill 2024

Gjermania dhe Britania me plan antikrizë për bankat në BE

Berlin, 2 prill - Gjermania dhe Britania e Madhe, sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, duan të dalin më qëndrim të përbashkët në BE për dhënien e një kontributi financiar antikrizë të bankave në Bashkimin e Evropian.

Pas një takimi me kryeministrin britanik, Gordon Brown, kancelarja gjermane tha se të dyja vendet pajtohen në një masë të madhe lidhur me këtë çështje.

"Gëzohem që edhe në Britaninë e Madhe ekziston synmi për një masë të tillë. Kemi rënë dakord që një koordinim të tillë ta arrijmë brenda BE-së. Pas kësaj, si evropianë në samitin e G20-s-, mendoj që së bashku me amerikanët- këtë ta shohim si një masë të re, e cila të sigurojë që bankat që futen në krizë në të ardhmen të mos rëndojnë më taksapaguesit, por të mbajnë vetë peshën e rrezikut."

Qëllimi është që një kontribut i tillë i bankave të koordinohet brenda BE-së. Merkel deklaroi se deri në samitin e ardhshëm të BE-së duhet arritur në një qëndrim të përbashkët.

Pas kësaj evropianët mund të përpiqen të fusin në të gjithë botën  pjesëmarrjen e bankave në pasojat e krizës. Lidhur me Iranin, Merkel dhe Brown mbështesin presidentin amerikan për sanksione të reja kundër Iranit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)