27 Prill 2024

Gjermani bie nën tre milionë numri i të papunëve

Berlin, 28 tetor - Papunësia në Gjermani ka rënë në tetor përsëri nën nivelin e tre milionëshit. Ministrja gjermane e punës Ursula von der Leyen (CDU) llogarit numrin e personave, që kërkojnë punë, me 2,945 millionë.

Kjo është vlera më e ulët e arritur në tetor që prej 18 vjetësh. Në krahasim me muajin e kaluar numri i të papunëve ka rënë me 86.000 vetë, kuota u ul në 7%.

Von der Leyen tha se hovi i shpejtë ekonomik dhe puna e mirë e qendrave për ndëmjetësimin e punës po sjellin frytet e tyre.

Ndërsa të Gjelbrit në opozitë akuzuan qeverinë se i kanë rregulluar shifrat.

Përfaqësues të partisë së majtë deklaruan se e ashtuquajtura "Mrekulli në tregun e punës" mbështetet deri tani në bumin e pagave të ulëta, si punët e përkohshme dhe me orar të kufizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)