25 Prill 2024

Gërgjaliu: është koha t'u kthejmë respektin mërgates

Prishtinë, 5 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Zyra e Mërgatës pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, i cili do t'i mundësojë mërgatës shqiptare të ketë qasje dhe informacione në zhvillimet ekonomike në Kosovë.

Me  këtë rast, kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka çmuar lart kontributin e mërgatës kosovare, e cila ka ndihmuar Kosovën në kohërat më të vështira. Sipas Gërxhaliut, është koha t'u kthejmë respektin e humbur që mërgata është duke e përjetuar në Kosovë.

"Do të jetë një marrëveshje me një inspirim shumë të fortë spiritual. Sot duhet të punojmë të gjithë së bashku që mërgatës t'i kthejmë atë respektin e humbur që janë duke përjetuar në Kosovë do të jemi ata që në mënyrë permanente do t'i informojmë me një përkushtim profesional lidhur me rrjedhat aktuale në Kosovë do të jemi ata që bashkërisht me zyrën jo rezidente do të bëjmë çmos të jemi më afër tyre",  tha Gërxhaliu.

Naim Dedushaj nga Zyra e Mërgatës pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e ka vlerësuar lart nënshkrimin e memorandumit, i cili është një mundësi e mirë për të involvuar biznesin e Kosovës që është jashtë.

"Është një ditë me rëndësi për neve, sepse po fillojmë t'i implementojmë konkretisht të punojmë për të involvuar edhe mërgatën tonë, biznesin shqiptar që është atje biznesin e Kosovës që është jashtë dhe të mundohemi që ata njerëz që kanë dhënë shumë për këtë vend t'i involvojmë dhe të punojmë për të mirën tonë, sepse Kosova ka nevojë për hapjen e vendeve të reja të punës", ka thënë Dedushaj.

Ndryshe, marrëveshja ka efekt multi-aplikativ, në radhë të parë do t'u shpërndahen informata për mërgatën shqiptare nga Zyra e Mërgatës pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, dhe sipas këtij memorandumi do të fillohet me kampanja të ndryshme për promovimin të vlerave aty ku ka nevojë dhe ku është numri më i madh i mërgatës, sidomos në hapësirën gjermano folëse dhe në SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)