19 Prill 2024

Geithner, thirrje evropianëve për veprime të shpejta financiare

Washington, 27 maj - Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Geithner po u kërkon kolegëve evropianë që të veprojnë me shpejtësi dhe energji për të siguruar tregjet se kriza financiare evropiane nuk do të lejohet të përhapet.

Zoti Geithner foli sot në Londër, pas bisedimeve me ministrin britanik të financave George Osborne në fillim të bisedimeve disa ditore në qytete të tjera evropiane me zyrtarë të lartë gjermanë dhe evropianë.

Bisedimet mbahen ndërsa Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian nuk po bien dakord për rrugën më të mirë për të rregulluar sistemin financiar pas krizës më të rëndë ekonomike prej dekadash.

Sekretari i Thesarit po diskuton mbi paketën financiare të hartuar nga vendet evropiane pas krizës greke. Ai tha se paketa ka elementet e duhura por duhet të vihet në funksionim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)