25 Prill 2024

Geithner: Evropa të përqëndrohet tek rritja

Washington, 26 qershor - Europa duhet të përqendrohet tek rritja ekonomike dhe tek shkurtimi i shpenzimeve për të reduktuar sa më shumë deficitin kombëtar. Kështu ka deklaruar në një intervistë për BBC-në sekretari amerikan për Thesarin Timothy Geithner, i cili ka theksuar se liderët botërorë duhet t'i kushtojnë vëmendje sfidave të vështira që kanë të bëjnë me ekonominë.

Duke folur para zhvillimit të samiteve të G8 dhe G20 që mbahen këtë fundjavë në Toronto, Geithner tha gjithashtu se bota nuk mund të mbështetet më tek SHBA si më parë.

Vendet e dy grupimeve, që janë më të pasurat dhe më të industrializuara të botës, po mblidhen që sot për bisedimet treditore, që do të kenë në qendër krizën më të keqe financiare që nga koha e Depresionit të Madh.

Ndërkohë liderët botërorë në këto takime do të pranojnë se financat e dobëta publike mund të dëmtojnë rritjen afatgjatë të ekonomisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)