16 Gusht 2022

G20 nis punimet, Bordi Financiar kërkon stabilitet financiar

Toronto, 27 qershor - Kanë nisur zyrtarisht punimet e samitit G20 ne Toronto ku marrin pjesë krerët e 20 shteteve më të industrializara në botës.

Gjithcka nisi me një drekë ku merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit dhe më pas nisën bisedimet.

Bordi Financiar i Stabilitetit ka kërkuar që reformat të vazhdojnë për të pasur një ndryshim rrënjësor në nivel global.

“2010-a është një vit i rëndësishëm për reforma në mënyrë që të kemi një sistem imun ndaj reziqeve”, thekson FSB.

Në këtë samit, Bordi Financiar i Stabilitetit ka paraqitur edhe dy dokumenta, të cilët synojnë të ruajnë sistemin dhe të arrihen progrese gjatë viteve në vazhdim.

Kryetarët e vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial, në këshillimet që zgjasin deri të dielën në mbrëmje, synojnë të harmonizojnë masat për daljen nga kriza financiare.

Ndër temat më të polemizuara është politika koniunkturore dhe ajo për tregjet financiare. Ndërkohë që SHBA mbron masat ndihmëse për ekonominë të financuara nga borxhe, evropianët ngulin këmbë për shkurtimin e shpenzimeve.

Diferenca ka dhe në qëndrimin ndaj taksës për bankat, që mbështetet nga Gjermania dhe vende të tjera të BE-së.

Kancelarja Angela Merkel tha se sheh pak shanse për vendosjen e një takse të tillë globale për bankat:

"Për fat të keq nuk kemi një qëndrim të përbashkët të vendeve anëtare të G-20s as për taksën për bankat dhe as për taksën mbi transaksionet në tregjet financiare. Jam megjithatë e gëzuar, që jemi të një mendimi me SHBA, se bankat duhet të përfshihen në përballimin e kostove të krizës financiare."

Pas demonstrimeve fillimisht paqësore kundër samitit të G-20, ka pasur përleshje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.

Rreth 100 militantë demonstrues u vunë zjarrin makinave të policisë dhe qëlluan me gurë vitrinat e dyqaneve. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Më shumë se 100 demonstrues u arrestuan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)