29 Mars 2024

G20 diskutojnë sot për ekonominë

Toronto, 26 qershor - Liderët e G20 mbërritën në Toronto të Kanadasë ku do të nisë punimet në ditën e sotme samiti 2-ditor i tyre.

Kryefjala e këtij samiti pritet të jetë pasiguria që po shoqëron ekonominë globale pas krizës, e cila në disa vende të G20 ende nuk është kapërcyer.

Presidenti i SHBA-së, Obama, i cili mbërriti në Kanadanë fqinje ditën e premte, pritet të kërkojë kryesisht prej vendeve të Bashkimit Europian, e në veçanti Gjermanisë që të stimulojë ekonominë vendase, duke investuar më shume dhe jo të marrin masa shtrënguese nga frika e rritjes së defiçitit kombëtar. Sipas administratës Obama politikat ekonomike të vendeve të BE-së mund të rrezikojnë rritjen ekonomike globale.

Kërkesat e Obamës do t’i parashtrohen përfaqësuesve europiane në kohën kur thuajse të gjitha vendet e eurozonës kanë miratuar paketa shtrënguese duke shkurtuar mjaft shpenzimet publike.

Në një artikull redaksional të gazetës Globe and Mail, udhëheqësi britanik tha se samiti duhet të jetë më shumë sesa një ndalesë për bisedime dhe të bëhet përparim në përparësitë kryesore si ekonomia globale.

Zyrtarët thanë se udhëheqësit do të diskutojnë shqetësimet e sigurisë por një fokus i veçantë do të jenë mënyrat për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike ndërsa vazhdojnë përpjekjet për shkurtimin e defiçiteve buxhetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)