18 Prill 2024

Francë, papunësia rritet përsëri në gusht në 0,6 për qind

Paris, 26 shtator - Papunësia vazhdoi rritjen në muajin gusht në Francë, pasi numri i punëkërkuesve që nuk kanë ushtruar asnjë aktivitet u rrit me 15 900 ose 0,6 për qind duke arritur në 2,693 milionë, njoftoi Ministria e Punësimit në shifra të publikuara.

Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të regjistruar, duke përfshirë personat që kanë patur një aktivitet të kufizuar, është rritur me 7 100 persona ose 0,2 për qind, duke arritur në 3,970 milionë.

Për sa u përket personave rreth të 50-ave, në kuadrin e reformës së pensioneve, rritja e numrit të të regjistruarve është rritur me +1 për qind.

Gjatë një viti, rritja e numrit të të regjistruarve mbi 50 vjeç e kaloi shifrën 16,5 për qind për të dy rastet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)