25 Prill 2024

Franca kërcënon me dalje nga zona euro

Paris, 15 maj - Presidenti francez, Nikola Sarkozi kërcënoi se do nxjerrë Francën nga zona euro për të ushtruar presion mbi Gjermaninë të pranojë planin e shpëtimit të Greqisë, deklaroi Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodriguez Zapatero, sipas komenteve të publikuara në të përditshmen spanjolle ''El Pais''.     

E përditshmja konfirmoi se Zapatero e kishte shprehur këtë gjatë një takimi që u zhvillua të mërkurën me anëtarët e partisë së tij, Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE).     

''Sarkozi kërkoi sot një angazhim nga të gjithë, me qëllim që të gjithë t'i vijnë në ndihmë Greqisë, secili sipas mënyrës së tij ose Franca do të rishqyrtojë situatën e saj në zonën euro'', deklaroi Zapatero, sipas të përditshmes ''El Pais''.    

Krerët e shteteve dhe qeverive të zonës euro do të mblidhen sot në Bruksel për të miratuar planin e ndihmës për Greqinë, paketën prej 110 miliardë eurosh kredi për tre vjet, nga eurozona dhe FMN-ja.    

Vendimi për të shpëtuar Greqinë nga udhëkryqi nuk ishte i lehtë për t'u marrë për shkak të ngurrimit të Gjermanisë. 


Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ranë dakord në atë takim për një paketë prej 110 miliardë eurosh ndihmë financiare për Greqinë për një periudhë 3-vjeçare.

Gjermania e cila më në fund e dha mbështetjen pikërisht në këtë mbledhje për një kohë të gjatë ishte kundër mbështetjes. Ndërkaq, Franca, Italia dhe Spanja kanë krijuar një front unik kundër Gjermanisë dhe se të gjitha këto vende u treguan shumë kërcënuese me Gjermaninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)