28 Mars 2024

Forumi për Iniciativa Qytetare shpallë ftesën për aplikime për grante

Prishtinë, 28 maj - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në kuadër të programeve të granteve, do të mbështes financiarisht organizatat joqeveritare, organizatat komunitare, grupet joformale, si dhe rrjetet të cilët mëtojnë të kontribuojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë.

Përmes këtyre programeve, FIQ ka për qëllim të ngrisë nivelin e angazhimit të qytetarëve në përmirësimin e cilësisë së jetesës, duke krijuar kështu komunitete të qëndrueshme, mjedis të pastër dhe partneritet të frytshëm mes komunitetit, shoqërisë civile, sektorit të biznesit dhe institucioneve të Kosovës. FIQ mbështetë qytetarinë aktive dhe ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së qytetarëve, për të adresuar problemet jetësore me të cilat përballen çdo ditë.

FIQ do të ndaj grante në kuadër të këtyre programeve:

    * Eko
    * Qytetari Aktive
    * Ide të Veçanta

Eko

Me këtë  program të granteve do të përkrahen nisma avokuese me qëllim të avancimit të politikave publike dhe të infrastrukturës ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Poashtu, ky program do të mbështes organizatat joqeveritare, organizatat komunitare, grupet joformale, si dhe rrjetet të cilët mëtojnë të përfshihen në aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit publik për rëndësinë dhe mënyrat e mbrojtjes së mjedisit apo edhe aktivitetet direkte në mbrojtjen dhe prezervimin e mjedisit, me qëllim të krijimit të shembujve që mund të përsëriten në gjithë territorin e Kosovës. 

Qytetaria Aktive   

Me këtë  program të granteve do të përkrahen organizatat joqeveritare, organizatat komunitare, grupet joformale, si dhe rrjetet të cilët mëtojnë të identifikojnë nevojat e komunitetit dhe ndërmarrin hapa konkret për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e komunitetit në përgjithësi. Prioritet do t’u jepet nismave apo iniciativave që dëshmojnë bashkëpunim në mes të sektorëve lokal në zgjidhjen e problemeve të komunitetit; zhvillojnë dhe ngrisin kapacitetet e komunitetit për përmirësimin e cilësisë së jetesës, si dhe projekteve që dëshmojnë mobilizim të resurseve lokale (financiare, njerëzore, materiale, etj.), për të zgjidhur problemet e identifikuara.

Ide të veçanta

Idetë  e veçanta dhe kreative, çdo herë kanë ndihmuar ndryshimet në botë. Shpesh, ndryshimet janë të ngadalshme, andaj njerëzit dhe grupet shoqërore që propagojnë këto ndryshime janë të vetmuar dhe pa përkrahje. Me qëllim të përkrahjes së ideve dhe nismave të veçanta, debatit kritik për proceset shoqërore në Kosovë, FIQ ka ndërtuar një mekanizëm i cili për çdo vit do të përkrahë organizatat joqeveritare, individët dhe grupet joformale, të cilët sjellin ide kritike për avancimin e interesave të publikut dhe krijojnë hapësirë për avancim të agjendave në të mirë të interesit të Kosovës dhe popullatës së saj. Me këtë program të granteve do të mbështeten projektet që nuk bien në dy programet tjera të lartpërmendura.

Konkursi për aplikim për këto programe do të jetë i hapur gjatë tërë vitit, ndërsa Komisioni për Ndarjen e Granteve do të mblidhet tri herë në vit për të shqyrtuar projekt propozimet. 

Ju keni këto mënyra për të aplikuar:

    * Drejtëpërdrejtë përmes faqes sonë të internetit: www.fiq-fci.org;
    * Dërgimit të tyre me e-mail në adresën elektronike: [email protected], apo
    * Dërgimit me postë në dresën: Rr. Bedri Pejani 7/A, 10 000 Prishtinë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)