16 Prill 2024

Fondi Monetar Europian, krijesa më e re e BE-së

Bruksel, 11 mars - Komisioni Europian ka konfirmuar se mund të krijojë një version të Fondit Monetar Ndërkombëtar brenda organizatës për të nxitur stabilitetin financiar të Eurozonës.

Në krye të një iniciative të tillë janë Gjermania e Franca dhe kjo bën pjesë në tërësinë e iniciativave të ndërmarra për të shmangur përsëritjen në të ardhmen të një situate si ajo të cilën po përjeton Greqia aktualisht apo edhe vende të tjera.

Franca dhe Gjermania i kanë rezistuar deri më tani ndërhyrjes së FMN-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, në rastin e Greqisë. Këta organizma mund t’u japin ndihmë financiare sigurisht në këmbim të disa kushteve, shpesh jo shumë të pëlqyeshme, vendeve në botë që janë në vështirësi.

Sipas analistëve të ndryshëm, mbështetja për krijimin e një organizmi të tillë është bërë më e fortë pas krizës në të cilën është përfshirë Greqia. Megjithatë, në njëfarë mënyre është një masë për të parandaluar një krizë tjetër të këtij lloji dhe sigurisht nuk do të përdoret për të ndihmuar Greqinë dhe vende të tjera në situatën aktuale.

Ministri i Financave të Gjermanisë tha se për të krijuar dhe siguruar stabilitetin e Eurozonës është i nevojshëm krijimi i një institucioni që ka përvojën dhe fuqinë e FMN-së. Sot në lidhje me planet e krijimit të FMN-së, komisioneri i BE-së për çështjet financiare do të njoftojë edhe ekzekutivët e lartë të komisionit.

Bëhet fjalë për ngjarje që po ndodhin me një shpejtësi të madhe. Megjithatë, detajet e plota në lidhje me një iniciativë të tillë nuk do të dalin para muajit qershor. Ajo që dihet është se fondi kredidhënës do të ketë detyrë që jo vetëm të ndihmojë, por edhe të mbikëqyrë situatën financiare të vendeve anëtare të BE-së.

Sipas Olli Rehn, një fond i tillë do të lidhet me kushte shumë strikte të zbatimit. Ky vendim ka ardhur edhe si pasojë e konstatimit të organizmave më të lartë bankarë europianë, si Banka Qendrore Europiane në lidhje me mungesën e aftësisë së tyre për të parandaluar, parashikuar dhe zgjidhur krizat financiare si ajo e Greqisë dhe vendeve të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)