29 Mars 2024

FMN, Sërish probleme me ekonominë

Washington, 5 prill - Shumica e vendeve kanë deklaruar se e kanë kaluar fazën e recensionit ekonomik, por përballë rimëkëmbjes së ekonomisë botërore Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar për optimizëm të tepruar.

Drejtuesit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka deklaruar se problemet do të vijojnë të mbeten aktuale për ekonominë. Më problematike duket se do të mbeten vendet e eurozonës.

Kërkesa private nuk është ende e fortë sa duhet, tha shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn në kryeqytetin jordanez Aman.

Sipas FMN-së, në 2010-ën dhe 2011-ën fuqia ekonomike e euro-zonës do të rritet më pak sesa mendohej deri tani, për arsye të krizës financiare të Greqisë.

Në vitin aktual rritja ekonomike është 0,8 për qind, për vitin e ardhshëm përllogariten 1,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)