29 Mars 2024

FMN pret rritje të ekonomisë globale prej 4,5 për qind

Hong Kong , 8 korrik - Ekonomia globale do të rimëkëmbet më shpejtë se sa që pritet, por megjithatë ekzistojnë disa rreziqe financiare fillimisht për shkak të problemeve me borxhet e disa vendeve evropiane, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij më të ri për perspektivat ekonomike globale.

Në dokumentin, të publikuar sot në Hong-Kong, parashikohet rritje e ekonomisë globale gjatë vitit 2010 prej 4,5 për qind.

Parashikimi i këtillë për rritjen ekonomike është për 0,4 për qind pikë më shumë nga parashikimi paraprak i FMN-së të publikuar gjatë prillit të këtij viti.

Fondi në raportin e tij thekson se megjithatë ekziston "rritje drastike e rrezikut" për ekonominë globale për shkak të krizës debitore në Evropë.

Për këtë arsye, sipas ekspertëve të FMN-së, rritja e paraparë e këtillë prej 4,5 për qind do të varet nga aftësia e liderëve evropianë të sigurojnë stabilitet ekonomik në vendet e tyre

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)