05 Korrik 2022

FMN-ja përfundon vizitën trijavore në MEF

Prishtinë, 8 mars -  Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur me sukses vizitën e tij trejavore, vizitë kjo e para e ekipit të FMN-së për vitin 2010.

Ekipi i Fondit Monetar ka zhvilluar takime intensive përgjatë tre javëve me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala dhe stafin udhëheqës të  Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësues të ministrive të tjera.

Ministri i  Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala i ka informuar përfaqësuesit e FMN-se lidhur me përparimet e bëra që nga vizita e tyre e fundit në tetor të vitit të kaluar, posaçërisht duke u fokusuar në arritjet në ekzekutimin e buxhetit dhe aprovimin i tij në Parlamentin e Kosovës, reformat e ndërmarra në Administratën Tatimore, sektorin e energjisë, përmirësimin e inkasimit të të ardhurave në Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimin e menaxhimit të financave publike si dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave sociale.

Për më tepër, me ekipin e FMN-së  janë shqyrtuar edhe masat që do të ndërmerren nga ana e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e suksesit të projekteve të mëdha e me interes nacional të Kosovës, si dhe mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve të vendit, natyrisht në korniza të asaj që konsiderohet qëndrueshmëri financiare dhe gjithmonë duke ju përmbajtur rregullave fiskale dhe buxhetit të balancuar.

Gjatë vizitës tre javore, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dëshmuar seriozitet të lartë dhe përkushtim të devotshëm në shumë çështje dhe probleme të cilat janë jetike për qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës siç janë: fuqizimi i proceseve buxhetore, ekzekutimi i investimeve kapitale, integriteti i procesit buxhetor, pёrmirёsimi i sistemit rrugor që nxitë integrimin rajonal dhe përmirëson  konkurrencën, si dhe plotësimi i kërkesave që kanë të bëjnë me  decentralizimin e çështjeve buxhetore të cilat dalin nga Plani i Presidentit Ahtisaari.

Si rrjedhojë e takimeve të shumta me Ministritë relevante dhe identifikimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës, ndihma dhe përkushtimi afatgjatë i FMN-së është vendosur të jetë hap i ardhshëm drejt rrugës së zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)