26 Prill 2024

FMN-ja i ndan 110 milionë euro Kosovës

Prishtinë, 27 maj - Republika e Kosovës ka arritur marrëveshje për ndihmë buxhetore prej 110 milion eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike prej 6 për qind dhe njëherësh, ka thënë se ndihma nga ky fond vendos Kosovën në rrugë të sigurt për realizimin e projekteve më rëndësi nacionale.

Së bashku, me FMN-në sipas tij është bërë planifikimi i duhur ekonomik, që i garanton Republikës së Kosovës rritje ekonomike rreth 6 % në vit dhe ky zhvillim ekonomik po ndodh në kohën kur bota po përballet me një krizë të ndjeshme ekonomike. Programi i FMN-së për Kosovën nënkupton 110 milionë me kushte shumë të favorshme", ka deklaruar ai.

"Plani për zhvillimin ekonomik i hartuar së bashku me FMN-në, gjithashtu sipas kryeministrit Thaç hapë rrugë dhe përfshinë donacione të premtuara edhe nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, pra 210 milionë gjatë tri viteve – theksoi kryeministri Thaçi.

Ndihma nga Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas tij vendos Kosovën në rrugë të sigurt për realizimin e projekteve me rëndësi nacionale, si, autostrada Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare, reformën në sektorin e energjisë, edukim, privatizimin dhe reforma e telekomunikimit.

Në anën tjetër kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius, tha se autoritetet e Kosovës po ndërmarrin veprime për tëpërmirësuar shpenzimet buxhetore, mënyrë kjo që do të sjell qëndrueshmëri fiskale.

Dakordimet me misionin synojnë uljen e huas për vitin e ardhshëm, tha Odenius, për të shtuar se buxheti i Kosovës tashmë është shumë më i ngushtë dhe më i mirë, në krahasim më vendet e tjera. Qeveria do t'i kushtëzojë shpenzimet e saj, dhe kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2011, pohoi Odenius.

 

Këto të holla do të shfrytëzohen në sektorin e energjisë, në atë rrugorë, edukim dhe telekomunikacion.  Kjo marrëveshje po ashtu i hap rrugën Kosovës që të marr ndihmat e premtuara nga konferenca  e donatorëve.

Gjatë tri vjetëve të ardhshme Kosova do të marr ndihma të vazhdueshme edhe nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian në vlerë deri në 210 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)