23 Janar 2022

FMN, Greqia pasoja edhe në eurozonë

Athinë, 7 prill - Ashtu siç pritej, pasojat e krizës ekonomike në Greqi po ndjehen edhe në vendet e eurozonës. Sipas shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, rritja ekonomike për vendet e eurozonës do të jetë më e ulët nga sa ishte parashikuar në këtë fillimit.

Nga Jordania drejtori i FMN-se paralajmëroi vendet që përdorin monedhën euro, se optimizmi për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas krizës globale duket i tepruar.

Ai tha se rritja ekonomike brenda 2010-ës për 16 shtetet e Bashkimit Evropian nuk do të jetë më shumë se 0.8 për qind, ndërsa parashikohet që për vitin 2011 rritja do të jetë 1.5 për qind.

Frika për një ulje të mundshme ekonomike dhe destabilizimin e euros në vendet e eurozonës pas krizës në Greqi ishte e pranishme. Për këtë arsye shefat e ekonomive të vendeve të BE-së ranë dakord për ti akorduar Greqisë një paketë ndihmëse prej 23 miliardë eurosh.

Bashkimi Evropian po përballet me problemet që kanë disa nga vendet anëtare si borxhi i madh, papunësia e lartë dhe ekonomitë në rrudhje. Shqetësimi më i madh tani për tani është Greqia.

Vendi po merr masa për ta ulur borxhin, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Ndërkohë edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian përballen me probleme të ngjashme, ndonëse jo aq të mprehta sa Greqia.

Sot, Greqia ka një borxh të jashtëm të barabartë me 120 për qind të Prodhimit të saj të Përgjithshëm Kombëtar, më i larti ndër të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)