19 Prill 2024

FMN: Ekonomia globale do të rritet 4.8 përqind këtë vit

New York, 7 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia botërore do të rritet 4.8 përqind këtë vit dhe do të ngadalësohet paksa vitin e ardhshëm. 

Në vlerësimin e Fondit thihet se rritja në vitin 2010 është pak më e shpejtë se sa ishte parashikuar.  Komentet janë pjesë e Parashikimit Ekonomik Botëror të FMN-së, një dokument që u publikua sot.

Në studim thuhet gjithashtu se vendet në zhvillim dhe ato të pasura duhet t’i reformojnë ekonomitë e tyre përndryshe rrezikojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike pas gjendjes së krizës.

Fondi Monetar thotë se në vendet e pasura rritja ekonomike ka qenë pasive dhe me papunësi të lartë prandaj këto vende duhet të shkurtojnë deficitet qeveritare, të nxisin kërkesën dhe të shtojnë eksportet.

Sipas raportit, ritmet e ulta të rritjes në vendet e pasura nënkupton se ato do të blejnë më pak nga vendet në zhvillim. Fondi Monetar u bën thirrje këtyre të fundit ta bëjnë më elastik kursin e këmbimit të monedhës së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)