24 Prill 2024

FMN: 400 milionë USD kredi Maqedonisë

Hollywood, 10 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar Maqedonisë një kredi të pakushtëzuar me vlerë 400 milionë dollarë.

Oferta i është bërë ministrit maqedonas të Financave, Zoran Stavreski, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington.

Sipas Stavreskit, oferta është shumë e volitshme pasi ka një përqindje të ulët interesi, konkretisht 1.3% në vit.

"Bëhet fjalë për një kredi, të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë duke qenë se ka një kamatë jashtëzakonisht të volitshme prej 1.3 %", ka pohuar Stavreski.

Ministri ka shtuar më tej se Maqedonia ka mundësi ta marrë këtë kredi duke pasur parasysh politikat cilësore ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)