29 Mars 2024

Filluan ditet e biznesit kosovar në Shqipëri

Durrë, 27 korrik - Mbi 40 biznese kosovare, nën organizimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë kanë filluar aktivitetin promovues në qytetin e Durrësin.

Fillimisht, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi.

Me këtë rast, Vangjush Dako, i ka falënderuar biznesmenët kosovar për iniciativën e promovimit të produkteve të Kosovës në shtetin Shqipëtar.

Ai tha se ky është një hap i vogël por i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin në fushën e biznesit të dy anshëm.

Dako, ka pohuar se ky bashkëpunim tashmë është shumë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm pas ndërtimit të rrugës së kombit.

Ai duke përmendur, hisorinë e shkurtër të qytetit të durrësit, ka thënë se Durrësi është qytet 2400 vjecar, mirëpo akoma nuk mund të thuhet eë ka një shtrirje të madhe të zhvillimit ekonomik.

Në këtë qytet sipas tij janë të vendosura rreth 30 biznese të kosovës kryesisht biznese të vogla. “Bizneset e mëdha edhe nga kosova por edhe nga vendet e tjera kanë investuar kryesisht në kryeqytetin shqiptar, në Tirane”, tha ai.

Durrësi, i ka hapur dyert për shkëmbime tregtare duke ju ofruar qytetarëve produkte të reja. Kemi portin e Durrësit i cili është më i madhi në shqipëri me një turizëm mjëft të zhvilluar. Këto mundësi deshirojmë ti i shfrytezojnë bizneset nga Kosova.

Ai ka përmendur edhe veshtirësit më të cilat ballafaqohen bizneset e të dyja vendeve, duke thënë se jemi vende që këmi traditë të re dhe kjo e benë shumë të veshtirë konkurrencën me produktet e shteteve të zhvilluara dhe më një traditë shumëvjeqare të prodhimit.

“Ne në shqipëri kemi Italinë që është një konkurrent i fortë në tregun shqiptar, dhe ju në Kosovë këni Serbinë që ka po ashtu një traditë në prodhimtari. Këto janë veshtirësit e bizneseve të të dyja vendeve. Mirëpo, bizneset kosovare dhe këto shqiptare nuk duhet të presin shumë nga shteti dhe administrata por duhet të bëjnë përpjekje që vetë ti gjejnë rrugët dhe të punojnë për të pasur shtrire sa më të gjër në tregun e dyja vendeve”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryetari i AKB-së Agim Shahini, ka kërkuar që kjo inciciativ dhe ky memorandum mirëkuptimi të ndikoj për eleminimin e barrjerave dokanore dhe të ketë efekt pozitiv në shkembimet tregtare.

Shahini tha se AKB-ja edhe me tutje do të vazhdoj më aktivitet të tilla që kanë për qëllim promovimin e produkteve cilësore të Kosovës në tregun Shqiptar.

“Nuk deshirojmë barrjera byrokratike por të kemi lehtësira në eksport dhe import mes të dyja vendeve. Njëkohësisht, deshirojmë që përmes kësaj prodhimet tona të arrin në kosnsumatori shqipëtar. Bizneset kosovare tashme kanë potenciale dhe mundësi të shtrirjës në shqipëri por edhe më gjerë.

Më shtetin Shqipëtar tani e kemi shumë më të lehtë sepse këtë e ka mundësuar edhe rruga e kombit. Prandaj deshirojmë që kjo të shfytezohet dhe të krijojmë ura të bashkëpunimit”, tha Shahini duke e falenderuar Bashkinë e Durrësit për gadishmerin që ka treguar për t’i mundesuar produkteve kosovare të ekspozohen në qytetin e bregdetit shqiptar.

Remzi Ahmeti nga Agjencioni për Promovim të Investimeve, ka folur në emer të Qeverisë së Kosovës, duke thënë së përkrah cdo iniciativ që ka për qëllim bashkëpunimin e bizneve në Kosovë dhe Shqiperi.

Ndërkaq ngjarja kulmore do të jetë në orët e mbrëmjes në shshin e Durrësit, ku tashmë është i stërmbushur me turist nga të gjitha trevat. Me këtë rast biznemenët në stenda do të ekspozojnë produktet e tyre “Made in Kosova”.
 Ky aktivitet  tradicional që tashme është i njohur në Kosovë si “Javet e Biznesit Kosovar” ka për qëllim që këtë minifestim ta shtrij në të gjitha vendet e banuara me shqipëtar me qëllim të promovimit të konsumimit të produkteve vendore.

Pas Malit të Zi, AKB ka grumbulluar afaristët dhe biznesmenët kosovarë në bregdetin shqiptar që t’I ofrojnë pushuesve dhe konsumatorëve shqiptar produket kosovare, krahas atyre të rajonit që tashmë gjenden në treg.

Kryetai i AKB-së Agim Shahini, edhe kësaj here ka përmendur së produktet kosovare i plotësojnë kushtet dhe standardet Evropiane për të qenë konkurrente me të gjitha ato të prodhuara në shtetet në regjion dhe me gjerë.

Shahini, ka pohuar se ky nuk do të jetë aktiviteti i fundit i kësaj fryme promovuese dhe se aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhmen me qëllim që konsumatori të njihet dhe të familjarizohet më produktet kosovare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)