23 Prill 2024

Fillon konferenca ndërkombëtare për qeverisje lokale

Prishtinë, 6 maj - Me qëllim të  avancimit të qeverisjes lokale në  Kosovë dhe shkëmbimit të përvojave me vendet e rajonit, nesër me datë 06 dhe 07 maj,  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon Konferencën Ndërkombëtare “Konferenca Ndërkombëtare për qeverisje lokale”.

Qëllimi i kësaj konferencë është prezantimi i progresit në reformën e pushtetit lokal dhe decentralizmit në Kosovë si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës  lidhur me qeverisjen lokale. 

Pjesëmarrës të  kësaj konference do të jenë Ministrat e vendeve të Evropës dhe Rajonit, nga Shqipëria, Ferdinand Pone, zëvendës Ministër i punëve të Brendshme , nga Kroacia Edmond Miletic , Sekretar i shtetit , nga Maqedonia Musa Xhaferi- Ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal në Maqedoni, nga Sllovenia Henrik Gjerkes - Ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Zhvillimi Regjional , nga Mali i Zi Dragan Pejanovic - Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe nga Turqia Osman Güneş - Sekretar shtetëror i Republikës së Turqisë .

Në  konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale, do të  marrin pjesë përfaqësues nga të  gjitha institucionet e Kosovës, Presidenca, Parlamenti Qeveria, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare përfaqësues të komunave, partitë politike, media dhe shoqëria civile. 

Bazuar në  objektivat e legjislacionit të  ri dhe modern për pushtetin lokal, Kosova është duke kaluar në një  fazë të rëndësishme të  organizmit të  pushtetit lokal që  ka nevojë për avancime të mëtutjeshme për të arritur synimet e dëshiruara . 

Procesi i reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizmit vazhdojnë të mbeten njëra ndër  çështjet me prioritet të lartë të Institucioneve të Republikës së Kosovës. 

Nevoja për të  bashkëpunuar me vendet e rajonit drejt forcimit të qeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave tani është e domosdoshme dhe me interes të rëndësishëm për Republikën e Kosovës. 

Konferenca do të  mbahet në Prishtinë  më 06 dhe 07 Maj duke filluar në ora 9:00h në Ndërtesën e Rilindjes kati i parë.

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale  do t'i zhvilloj punimet në katër seanca që kanë për synim këto prezantime:

Seanca I. Procesi i Reformës së Pushtetit Lokal në Kosovë: Arritjet dhe Sfidat,

Seanca II. Organet e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale,

Seanca III. Decentralizimi Fiskal dhe Roli i Organeve të Vetëqeverisjes Lokale në Zhvillimin Ekonomik Lokal

Seanca IV. Shkëmbimi i përvojave në bashkënpunimin ndër-komunal 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)