03 Shkurt 2023

Filloi fushata mbi regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave

Prishtinë, 12 shkurt - Nën përkujdesjen e Ministrisë së Administratës Publike dhe Entit të Statistikave të Kosovës, i cili funksionon si Agjenci në kuadër të kësaj  ministrie dhe në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, është shënuar hapja e  fushatës senzibilizuese për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive familjare dhe Banesave, përmes një Konference të mbajtur në amfiteatrin e Ndërtesës së Re të Qeverisë ( ish Pallati i medieve “Rilindja”).

Panelistët në këtë Konferencë kane ofruar shpjegime të domethënies dhe rëndësisë që ka Regjistrimi i popullsisë në përgjithësi dhe si dhe kanë theksuar rëndësinë e veçantë që ka fushata informuese në këtë aspekt. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, si një prioritet i veçantë i Qeverisë, i cili konsiston në faktin e pasqyrimit real të gjendjes socio-demografike dhe ekonomike përmes nxjerrjes së të dhënave kredibile, kualitative dhe të krahasueshme.

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, dr. Arsim Bajrami, duke qenë në krye të institucionit i cili do të bart përgjegjësinë e Regjistrimit të Popullsisë në vitin 2011, ka ofruar para të pranishmëve kronologjinë e vendimeve që lidhen me këtë proces, si dhe mekanizmat të cilët në vazhdimësi janë koordinuar në mënyrë që Regjistrimi i Popullsisë të jetë i suksesshëm.

„ Qeveria e Kosovës, përkatësisht MAP me qëllim të mbarëvajtjes së procesi, ka punuar në drejtim të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve në kontekst profesional si dhe adresimit të çështjeve dhe identifikimit të masave që duhen marrë“ ka thënë ministri Bajrami në fjalën e tij. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në fjalën e tij ka vënë theksin mbi rëndësinë që ka procesi i Regjistrimit të Popullsisë për gjithë komunitetet në Kosovë, duke i ftuar ata pa dallim që të jenë pjesë e këtij procesi, nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunitetet.

Një nga panelistët në këtë Konferencë, fjala e të cilit u ndoq me shume interes nga të pranishmit, ishte Peter Everaers nga EUROSTAT-i, drejtor i bashkëpunimit, komunikimit dhe indikatorëve kyç me jashtë, si dhe udhëheqës i Grupit Menaxhues të Monitorimit Operacional Ndërkombëtar, në fjalën e tij ka shpjeguar mbi përfitimet nga regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive në një shoqëri moderne, duke qartësuar kuptimin e asaj se çka është regjistrimi i popullsisë dhe si njerëzit mund të përfitojnë nga të dhëna të sakta dhe të besueshme.

Ndërkaq, shefi i zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi në prezantimin e tij ka sjellur shpjegime për statistikat dhe integrimin në Bashkimin Evropian, për kontekstin regjional dhe evropian te Regjistrimit, si dhe asistencën e Komisionit Evropian dhe koordinimin  donatorëve në këtë proces.

Aspekte nga prizmi ligjor i regjistrimit te popullsisë deri në vendimin e Kuvendit të Kosovës për datën e mbajtjes së Regjistrimit, si dhe historikun e Regjistrimit të Popullsisë dhe Shtëpive ne Kosovë janë elaboruar nga zëvendësministri Rifat Blaku, i cili njëkohësisht udhëheq Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë. Drejtori për Regjistrimin e Popullsisë në Irlandë, Aidan Punch, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Komitetit Drejtues i Grupit Menaxhues të Monitorimit Operacional Ndërkombëtar ka qartësuar aspekte teknike te aktiviteteve monitoruese, duke theksuar sfidat dhe në anën tjetër rekomandimet mbi bazën e të cilave ky proces do të jetë i suksesshëm.

Kryeshefi Ekzekutiv i Entit të Statistikave, Avni Kastrati prezantimin e tij e ka fokusuar në kampanjën mediale dhe informuese mbi regjistrimin e popullsisë, e cila ka filluar me Konferencën e sotme. Gjithashtu, në këtë Konferencë panelistët u përgjigjën edhe në pyetjet e të pranishmëve - përfaqësues institucional, nga shoqëria civile, mediet dhe përfaqësuesit e mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.

Përmes lansimit të Fushatës Sensibilizuese për Regjistrim të Popullsisë, përkatësisht implementimit të strategjisë së informimit dhe komunikimit, synohet aplikimi i dialogut konstruktiv dhe proaktiv dhe ngritja e vetëdijes për gjithëpërfshirjen në regjistrim dhe shmangien e perceptimeve jo të drejta në mungesë të informimit të saktë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)