23 Prill 2024

Feith: Se shpejti rezultate në luften kunder korrupsionit

Bruksel, 22 qershor - Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën, Pitër Feith, para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Evropës tha se ngecja e vazhdueshme sociale dhe ekonomike e Kosovës, administrata e korruptuar dhe qeverisja e dobët, janë disa nga problemet që e karakterizojnë Qeverinë dhe Kosovën.

“Sistemi gjyqësor duhet të vazhdojë ta përmirësohet për të mundësuar forcimin e sundimit të ligjit. Korrupsioni i pranishëm, pamundësia për t’i tërhequr investitorët, e qeverisja e dobët, janë sfida për të gjithë në Kosovë dhe, zotërinj të nderuar, nuk mund të jenë premtuese për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Feith.

Ai më tej ka shtuar se BE-ja dhe EULEX-i kanë forcuar angazhimin në terren,  veçmas në adresimin e korrupsionit edhe në nivelet më të larta të qeverisë, duke e bërë të qartë se askush nuk është mbi ligjin. Duke folur për prokurimin, Faith ka thënë se ai edhe më tej është nën standardin e kërkuar ndërkombëtar me gjithë përpjekjet e Qeverisë. Shefi i ICO-së, ka folur edhe për progresin e arritur, veçmas në pjesëmarrjen gjithnjë e më të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale.

Në takimin e tretë me Komitetin për politikë të Jashtme, që kur ka marrë detyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Feith tha se të dyja palët kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për t'u angazhuar në dialog.

Duke iu referuar situatës në veriun e Kosovës, Feith tha se ajo është e paqëndrueshme dhe e karakterizuar nga stagnimi ekonomik dhe një administratë e korruptuar.

Ai tha se Kosova është një hapësirë unike dhe shpalosi dy objektiva për veriun e Kosovës: njëra, qasja thelbësore e autoriteteve të Kosovës duke ofruar përmirësim të vërtetë duke shtrirë një qeverisje lokale efikase dhe e dyta pranimi dhe pjesëmarrja vullnetare e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës.

Por Feith tha se bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi për t'i bërë të gjitha palët së bashku.

Duke folur për një periudhë të ardhshme, Feith vlerësoi lartë zgjedhjet lokale të organizuara në Kosovë dhe posaçërisht pjesëmarrjen e serbëve lokalë në Kosovë duke e vlerësuar këtë si hap drejt ndërtimit të një vendi demokratik dhe shumëkombësh.

Ai para Komitetit theksoi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të hapë mundësi për shtimin e kontakteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Ai tha se beson që Beogradi dhe Prishtina duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të diskutuar për çështjet praktike, të cilat kanë interes të përbashkët që t'i zgjidhin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)