23 Prill 2024

Evropës i kërcënohet recesioni i dytë

Dublin, 25 gusht - Ekonomisë evropiane i kërcënohet vala e dytë e recesionit, meqë qeveritë i zvogëluan shpenzimet për t`i zvogëluar defiçitet buxhetore, tha ekonomisti i famshëm dhe fitues i Çmimit Nobël për ekonomi, Xhozef Stiglic.

Pas krizës greke e cila varrosi besimin e investitorëve në vendet me valutë unike evropiane – euro, qeveritë e vendeve të eurozonës i forcojnë masat për ta zvogëluar defiçitin sipas pragut të përcaktuar të Bashkimit Evropian (BE) prej 3 për qind të bruto prodhimit vendor BPV.

“Meqë shumë prej vendeve evropiane përqendrohen në pragun e përcaktuar të Bashkimit Evropian (BE) prej 3 për qind të bruto prodhimit vendor BPV, Evropa i eksponohet rrezikut që të hyjë në valën e dytë të recesionit”, tha Stiglic për RTE Radio.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)