29 Mars 2024

Eurozonës i duhet një reformë "rrënjësore"

Bruksel, 9 qershor - FMN-ja paralajmëroi se shteteve-anëtare të BE-së i paraprin zvoglim politik "i dhimbshëm dhe i vështirë" të harxhimit publik. Fondi shtoi se "konsolidimi fiskal është i pashmangshëm" dhe se "duhet patjetër të fillojë në të gjitha vendet brenda vitit 2011".

Europa patjetër duhet të marrë masa vendimtare për t'i rishikuar rregullat për menaxhimin me eurozonën, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

"Korniza fiskale e eurozonës duhet të forcohet në mënyrë të konsiderueshme me qëllim që të krijohet një bashkim monetar efikas", thuhet në kumtesën e mbrëmshme të FMN-s.

Fondi i bën thirrje eurozonës të zbatojë "reforma rrënjësore" dhe "ta përfundojë projektin e unionit monetar" dhe theksoi se autoritetet e eurozonës duhet që qeverive t'ua kufizojnë mundësitë për tatim dhe harxhim.

"Kriza aktuale në eurozonë është pasojë e politikës afatshkurtër fiskale të disa vendeve, të anulimeve të ndryshimeve të domosdoshme të sistemit financiar, të përparimit të pamjaftueshëm në vënien e disiplinës dhe fleksibilitetit të duhur për funksionimin e duhur të unionit monetar, si dhe në menaxhimin e keq të eurozonës", citohet në njoftim.

FMN-ja paralajmëroi se shteteve-anëtare të BE-së i paraprin zvoglim politik "i dhimbshëm dhe i vështirë" të harxhimit publik. Fondi shtoi se "konsolidimi fiskal është i pashmangshëm" dhe se "duhet patjetër të fillojë në të gjitha vendet brenda vitit 2011".

"Reformat kryesore duhet të përfshijnë reformimin e tregjeve të punës, sistemin për ndihmë sociale dhe liberalizimin e sektorit të shërbimit. Masat e tjera duhet të përfshijnë pagimin e tatimit, pengesat dhe kufizimit tregtarë në pronësinë e huaj dhe investimet", theksoi FMN-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)