16 Gusht 2022

Eurozonë, Inflacioni në maj arriti 1.6 për qind

Bruksel, 17 qershor - Inflacioni në eurozonën arriti 1.6 për qind në muajin maj, që është rritje në krahasim me 1.5 për qind në muajin prill, tregojnë të dhënat zyrtare të Eurostat-it.

Të dhënat e fituara nga agjencia statistikore evropiane tregojnë se inflacioni në eurozonën arriti nivelin më të lartë nga dhjetori i vitit 2008.

Marrë në përgjithsi, për 27-të vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), niveli i inflacionit mbeti i pandryshuar ose 2 për qind për muajin maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)