19 Prill 2024

EULEX të hetoj ku kanë përfunduar milionat e keqpërdorura

Prishtinë, 29 korrik - Aleanca Kosova e Re (AKR), ka kërkuar nga EULEX-i që mos lejojë politizimin e hetimeve por të shkoj deri në fund të këtij procesi.

Mimoza Kusari-Lila nënkryetarje e AKR-së ka deklaruar se EULEX-i duhet tu tregoj qytetarëve të Kosovës se ku kanë përfunduar milionat e keqpërdorura për të cilat kanë folur zyrtarët e këtij misioni.

Kusari-Lila, tha se nëse këtij procesi nuk i shkohet deri në fund, atëherë veprimet e deritashme do të konsiderohen vetëm një popmpozitet apo spektakël i panevojshëm. Përndryshe ajo pret që ky proces të jep rerzultate.

“Konsideroj se mund të zbërthehet një lëmsh mjaft i madh i sistemimit të korrupsionit në institucionet e Kosovës. E kjo mund të shkoj deri te kreu i qeverisë, unë shpresoj që EULEX-i është i gatsghënm dhe i papolitizuar që të shkoj deri aty ku ka nevoj të shkohet”, tha ajo.

Ajo përmendi deklarimin e kryeprokurorit të EULEX-it për mediat në Kosovë, se dyshohet që në Ministrinë e Trasnportit janë keqpërdorur 80 milionë euro.

“Në secilin shtet demokratik një ndërmarrje në hetime, me një ministri në hetime dhe një rregullator te industrisë nën hetime, së pari do të bëhej një ndërrim menaxhmenti dhe bordi me një proces de-politizimi. Pastaj do të hapej debati në parlament për të ndryshuar politikat dhe ngritur transparencën e rregullatorit dhe pas ngritjes së vlerës së ndërmarrjes do të realizohej privatizimi”, tha ajo.

Kusari-Lila ka theksuar me tutje segjatë dy ditëve të fundit kemi dëgjuar deklarata, vendime dhe rekomandime nga kreu i Qeverisë dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, të cilat edhe një herë e ri-konfirmojnë faktin se kjo Qeveri sipas saj nuk e ka idenë e as qëllimin të përmirësojë situatën ekonomike në vend, të rrisë transparencën në vendimet e Qeverisë dhe çfarë është me e keqja, gënjejnë dhe japin pamje false të situatës në të cilën gjendet ekonomia e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)