16 Gusht 2022

EULEX: Rezultatet e hetimeve muajin e ardhshem, lista e gjatë

Prishtinë, 29 qershor - Rezultatet e hetimeve, që është duke i bërë EULEX-i, do të shihen muajin e ardhshëm, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johanes van Vreejsvik. “Muajin e ardhshëm është koha kur do të korret ajo që është mbjellë” tha Verrsvik, duke shtuar se EULEX-i  ka një listë me zyrtarë, të cilët janë duke u hetuar.

Sipas tij po ashtu janë disa zyrtarë, të cilët do të duhej të përjashtoheshin, dhe qeveria duhet të bëjë punën e saj. Pas aksionit të parë të ndërmarrë në kuadër të hetimeve në MTPT-së, Vreejsvik, tha se janë paraqitur zyrtarë të rangut të lartë për të sjellë dëshmitë e tyre.

Në debatin e tretë të organizuar për Raportin e Progresit të vitit të kaluar, u diskutua për sundimin e ligjit, si një nga pikat më të kritikuara nga raporti.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit- EULEX, ka konfirmuar se ka një plan veprimi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk tha se EULEX-i ka një listë të gjatë me emra të personave të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar.

Këto komente, kryeprokurori i EULEX-it, i bëri gjatë një konference në Çagllavicë, ku bashkë me zyrtarë të Qeverisë dhe Prokurorisë së Kosovës prezantuan sfidat dhe rezultatet e arritura në fushën e sundimit të ligjit në çështjet që lidhen me raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Këtë mëngjes kam finalizuar planin operacional, të cilin do t’ia dërgoj edhe kolegut tim kryeprokurorit kosovar, Ismet Kabashi, pasi që kemi një sistem dualist vendor dhe ndërkombëtar”, tha Vrejsvijk.

Ky plan i veprimit përfshin në vete edhe listën e emrave që janë nën hetime, si dhe masat që parashihet të ndërmerren.

“EULEX-i e ka listën dhe ne do ta zbatojmë këtë listë në afatin kohor nga korriku i këtij viti deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”, theksoi kryeprokurori i EULEX-it.

Kjo listë ku ka persona që janë nën hetime, sipas tij, është shumë e gjatë, por ai s’ka pranuar të flasë për numrin e saktë dhe nivelin apo pozitat e zyrtarëve që po hetohen.

“Është një listë e gjatë, aty përfshihen hetimet në gjithë Kosovën, përfshi edhe Mitrovicën. Një pjesë ka të bëjë me Qeverinë, një tjetër me bizneset e tjera”, tha Vrejsvijk.

Ai e përjashtoi mundësinë që hetimet të godasin vetëm një parti politike, duke thënë se nuk ka parë ende ndonjë parti politike që nuk ka persona nën hetime.

Që nga zhvillimet e muajve të fundit që pasuan bastisjet në Qeveri dhe hetimet ndaj ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, kryeprokurori i EULEX-it tha se kishte edhe tendenca për presione politike.

“Kishim disa incidente, ndërhyrje nga kryetari i Kuvendit”, tha Vrejsvijk, i cili në formë shakaje tha më pas se pas deklaratave të tij, presidenti Fatmir Sejdiu ndoshta është dashur ta emërojë Jakup Krasniqin prokuror.

Sidoqoftë, ai tha se natyra e punës së tij është e atillë që ka presione, por u zotua se nuk do t’u nënshtrohet atyre.

Zotimin e tij për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e ka dhënë edhe kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, edhe pse në disa raste ai tha se Prokuroria e Kosovës ende është në formim e sipër.


“Çështjet primare që parashtrohen para të gjitha lëndëve që merren me sundimin e ligjit në Kosovë janë lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, shpëlarjes së parasë dhe ekonomisë së ashtuquajtur ilegale apo të hirtë”, tha Kabashi

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, u dha mbështetje organeve të ndjekjes penale për veprimet e tyre në luftimin e dukurive negative.
Qeveria e Kosovës u ka dhënë përkrahjen e plotë organeve të ndjekjes penale për ndëshkimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.

“Qeveria e Kosovës u ka dhënë përkrahjen e plotë organeve të ndjekjes penale për ndëshkimin e të gjitha formave të krimit të organizuar, përfshirë edhe krimet e luftës dhe format e korrupsionit dhe formave tjera të krimit të organizuar”, theksoi Demolli.

Ndërsa, në Raportin e Progresit është veçuar si sfidë mungesa e luftimit të dukurive negative, të dy kryeprokurorët, Vrejsvijk dhe Kabashi u zotuan se edhe në këtë fushë do të ketë rezultate konkrete. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)