03 Shkurt 2023

EULEX arreston dhe paraburgos Guvernatorin, Hashim Rexhepin

Prishtinë, 23 korrik - EULEX ka bërë të ditur së pas bastisjeve të kryera, kryeprokurorja i PSRK-së ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Që nga ora 6:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.

Këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangje të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

 

Një prokuror kosovar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK) si dhe monitoruesit policor to EULEX-it dhe një oficer ndërlidhës, ndodhen në Bankën Qendrore për mbikqyrje dhe për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale si dhe për t’u dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave që janë aty. 

 

Bordi drejtues dhe menaxhmenti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës janë takuar sot për të shqyrtuar operacionin e kryer në selinë e BQK-së nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kanë ndërmarrë hapat me të cilët garantohet kontinuiteti i realizimit të te gjitha funksioneve të BQK-së.


Njëkohësisht, BQK shpreh besimin e saj të thellë në organet e drejtesisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)