29 Mars 2024

Enti i bursës në SHBA padit Goldman Sachs-in

SHBA, 18 prill - Enti mbikqyrës i bursës në SHBA e akuzon bankën amerikane të investimeve Goldman Sachs për mashtrim në lidhje me letrat me vlerë dhe e ka paditur bankën.

Sipas entit, banka një ndër institutet kredituese me ndikim të madh në botë ju ka shitur investuesve të mëdhenj pak para prag-kolapsit të tregjeve financiare një fond të diskutueshëm, i cili mbështetej në kredi hipotekash të cilësisë së dytë.

Në këtë kuadër, Goldman Sachs mendohet të mos ju ketë dhënë klientëve informacione të rëndësishme mbi obligacionet. Në këtë mënyrë investuesit kanë humbur më shumë se një miliardë dollarë.

Goldman Sachs i hodhi poshtë akuzat. Bursat reaguan me nervozizëm për arsye të pasojave të mundshme juridike të hetimeve për krejt degën financiare. Kurset e shumë bankave ranë, aksionet e Goldmanit ranë me afro 13 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)